Fitimin e mandatit të tretë si kryetar bashkie të Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një fitore historike pasi mori 60 për qind të votave pro, që mbart një mesazh të qartë.
“Falenderoj 300 mijë votues të Tiranës, pavarësisht se ishte shi dhe kishte problematika në disa qendra votimi, ju falenderoj me zemër. Na dhanë një mesazh të pastër dhe vendimmarrje për një Tiranë që për shumicën dërrmuese do të ecë vetëm përpara dhe do që Tirana të bëhet gjithmonë e më shumë evropiane. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell, por më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër. Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara”.
Ndërsa një mesazh pati edhe për ata që nuk e votuan në këto zgjedhje.
“Sot dua të falëenderoj edhe ata që mendojnë ndryshe dhe tju them se vota juaj nuk është e kotë. Kam takuar shumë demokratë të mërzituar që nuk fituan dot. Iu them të gjithë demokratëve se do të jem kryetar juaj, do t’ju shërbej edhe juve siç administrata iu ka shërbyer gjithë këto vite pa i ndarë njëerëzit në të majtë dhe të djathtë.”
Veliaj theksoi se PS në Tiranë arriti fitore të thellë me 60 për qind në zonat e Kombinatit që nuk e ka pasur kurrë, apo në zonën e Laprakës dhe në Njësinë 8 që njiheshin si bastione të djathta./tvklan/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...