Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog e mbylli vizitën e tij të parë në Shqipëri në Memorialin e Holokaustit në Parkun e Liqenit të Tiranës.
Në këtë vizitë ai u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në një ditë si kjo jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota reflekton mbi Holokaustin, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
“Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë. Është si kanceri që zhvillohet dalëngadalë, pa u ndier, qelizë pas qelize, derisa vjen një moment që mund të jetë tepër vonë, nëse nuk bën kontrollet e rregullta për ta identifikuar dhe marrë masat e duhura më parë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet e së shkuarës, por të mësojmë prej tyre”, tha Veliaj.
Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe falenderoi nkryetarin Veliaj për kontributin e tij për të përkujtuar gjeneratat heroike. “Ky përkujtim është i jashtëzakonshëm! Krah për krah, zemër për zemër, njerëz të besimeve të ndryshme, qëndruan së bashku kundër së keqes, duke refuzuar të lejojnë injorancën dhe urrejtjen të shtrembërojnë emocionet dhe besimet e tyre te qeniet njerëzore. Sot, ndërsa vala e urrejtjes, antisemitizmit dhe terrorit, është kthyer sërish kundër hebrenjve në mbarë botën dhe në Izrael, Shqipëria zgjeron më tej traditën e saj të tolerancës, dinjitetit, dhe respektit. Falenderoj mbarë kombin shqiptar dhe ju falenderoj juve, i nderuar kryetar bashkie, dhe qytetin tënd, për një miqësi kaq të pabesueshme, të frytshme dhe të fortë. Ky vend ka mbetur një fener i vullnetit të mirë dhe mirësjelljes. Shqipëria na kujton se hebrenjtë dhe myslimanët, bektashinjtë dhe të krishterët, mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Përvoja shqiptare dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj kujtoi rolin e rëndësishëm që luajti Shqipëria gjatë luftës, duke u bërë shtëpia e qindra hebrenjve.
“Para ca ditësh isha duke folur me disa miq, pikërisht për këtë temë dhe ndërmendëm se si, në vitin 1934, Herman Bernstein, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, shkroi: ‘Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla në Evropë sot, ku nuk ekzistojnë paragjykimet dhe urrejtja fetare, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime’. Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku, pas përfundimit të luftës, numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë krahasuar me periudhën para luftës. Nëse para luftës në Shqipëri ndodheshin 200 deri 300 hebrenj, pas luftës atje ishin gati 2 mijë hebrenj. Njerëzit erdhën këtu nga ish-Jugosllavia, Greqia dhe vende tjera. Kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë që ishin me ta”, tregoi Veliaj.
Fjalën e tij, ai e mbylli me një apel që, si qytetarë të këtij kombi dhe si pjesë e një komuniteti global, të sigurohemi që të punojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë. “Kujtesa është një detyrim, jo vetëm për të nderuar viktimat e Holokaustit, por edhe për të siguruar që vuajtjet e tyre të mos kenë ndodhur kot. Është një angazhim i vazhdueshëm për të luftuar kundër urrejtjes dhe diskriminimit, kudo dhe kurdo që ato shfaqen. Kjo vizitë sot, këtu, është një kujtesë e fortë se ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë humanizmin dhe dinjitetin e çdo individi. Është një thirrje për t’u bashkuar kundër padrejtësive dhe për t’u përpjekur për një botë më të drejtë, më humane dhe më të dashur. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm – që t’u japim atyre një botë ku urrejtja dhe përçarja nuk kanë vend”, tha Veliaj.
Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Ndaj, në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre për t’i strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka një memorial në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok