Erion Veliaj u betua këtë të martë për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Mirënjohës për besimin që qytetarët i dhanë në zgjedhjet e 14 Majit u tregua Veliaj në ceremoninë e betimit të mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
“Falenderoj dhe ata që mendonin ndryshe”, tha ai.
Veliaj premton për kryeqytetasit se projektet e nisura do përmbyllen, ndërsa të tjera janë në objektivat e këtij mandati.
“Kemi disa objektiva, më në fund zgjidhën ngërçin e teatrit, do vijojmë punën. Teksa njerëzit largohen për pushime ne do hapim kantierin më të madh sot fizik në Tiranë, rehabilitimi i Lanës…”
Këtë të martë u betuan edhe 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 Maj për parlamentin e qytetit. Në krye të këshillit bashkiak u caktua Romina Kuko./tvklan.al/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit