Kandidati i PS-së, për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili po kandidon për një tjetër mandat, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa në Parkun Olimpik.
Pas procesit të votimit, ai ka falenderuar punonjësit e medias, të cilët janë gjithmonë në krye të detyrës.
Sa i përket problematikave që ka pasur KQZ, Veliaj i ka bërë thirrje të gjithëve të kthehen në qendrat e votimit dhe mos ndikohen nga kjo situatë.
Ai i ka uruar pestë kandidatëve kundërshtarë suksese.
“Faleminderit punonjësve të mediave, që jeni në krye të detyrës. Jam në djeni të disa problematikave që KQZ ka pasur, por më vjen mirë që prevaloj kjo degë. Kështu që i bëj thirrje të gjithëve të votojnë. Është shumë e rëndësishme që të gjithëve të votojnë. Dua të falenderoj të pestë kandidatët e tjerë, unë dhe Ajola i urojmë suksese kandidatëve sepse gara do të mbaroj dhe të hënën do t’i rikthehemi normalitetit. Në përgjithësi kjo ka qenë një fushate e qetë dhe të vazhdojmë kështu dhe të dalim faqebardhë”, tha ndër të tjera Veliaj./abcnews.al
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...