Qytetarët e Tiranës janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste për vdekjen e Lear Kurtit.
Lear Kurti, 32 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u shoqërua nga Policia.
Me pankarta nëpër duar, qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e Learit.
Ata kërkojnë transparencë nga ana e policisë, ndërsa shprehe të revoltuar për mënyrën se si policia sillet me qytetarët.
“Stop vrasjes së shqiptarëve. Politikat e shtetit po vrasin të rinjtë shqiptarë. E keni detyrim transparencën. Kemi nje shtet policor, mafioz, kontrabandë”, janë disa nga pankartat dhe thirrjet e qytetarëve përpara Ministrisë së Brendshme.
Sakaq kujtojmë se nga analizat është e vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.
I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj.
Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.
Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.
Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.
32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e djeshme.
Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.
Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.
Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.
“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, deklaroi Spitali i Traumës.
Lidhur me rastin reaguan një ditë më parë edhe AMP dhe prokuroria.
Sipas prokurorisë dhe AMP-së, në stomakun e të riut është gjetur një qese plastike, e cila dyshohet se ishte e mbushur me lëndë narkotike dhe është përcjellë prej tij në momentin që patrulla e policisë i kërkoi mjetet e identifikimit.
Këto deklarata i konfirmoi sot edhe përgjigja e mjekësisë ligjore./abcnews.al/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...