Vdiq 32-vjeçari pas ndalimit nga policia në Tiranë, reagon Berisha: Banditët me uniformë i marrin jetën të riut

09:51 | 20 Tetor 2022
A Z

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 32-vjecarit Laer Kurti. Ky i fundit ka ndërruar jetë pasi u shoqërua në komisariat pas ndjekjes nga policia.

Bazuar në mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha shkruan se efektivët e policisë e rrahën në makinën e policisë dhe e dërguan në komisariat pa ndjenja.

Reagimi:

“Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!” – shkruan Berisha./abcnews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme