Ka ndërruar jetë një ndër regjisorët më të talentuar në Shqipëri, Vladimir Priftin.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve, duke shtuar se Shqipëria ka humbur një intelektual pa kompromis.
“Sot arti shqiptar humbi një ndër regjizorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin. Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën regjizorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë. Si skulptor i imazhit, ai skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut. Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve”, shkruan Begaj në telegramin ngushëllues./Arbresh.info/
Pacolli me një thënie për jetën: Ç’të ofrosh, do të marrësh
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...
Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut...
“Mos na prek bukën tonë”, punëtorët e KMR “pastrimi” protest...