Vdes një person pasi një shpërthimi në portin e Sarandës

07:26 | 25 Qershor 2024
K.B

Një person ka vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në portin e Sarandës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur 100 metra larg portit, në një anije ku ka shpërthyer bombola e oksigjenit, dhe personi i cili do të zhytej në ujë ka mbetur i vdekur

Raportohet se në këtë anije ishin dy persona.

I plagosuri u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve.

Viktima është shtetas i huaj, por që nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Hetimet kanë filluar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tragjike./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme