Google ADS

Vdes një i mitur në Shqipëri pasi ra në kontakt me energjinë elektrike

19:13 | 16 Gusht 2022
E.H

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babullush të Vaut të Dejës në Shqipëri, pasi një i mitur ka humbur jetën.

Sipas informacionit të policisë 14-vjeçari E.A ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka ndërruar jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme