Google ADS

Vdes një 34-vjeçare pas abortit, nisin hetimet ndaj dy mjekëve në Elbasan

18:50 | 31 Janar 2023
E.H

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Elbasanit kanë nisur procedim penal ndaj dy mjekëve të Maternitetit të këtij qyteti pas vdekjes së një 34-vjeçareje.

Një ditë më parë gruaja u paraqit në ambientet e Maternitetit ku kreu një procedurë aborti dhe më pas u largua në banesë.

Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në spital e Elbasanit, ku më pas ndërroi jetë.

Për këtë rast, nisi dhe procedimi penal për dy mjekët A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme