Vdes në vendin e punës një minator në Bulqizë

21:54 | 10 Tetor 2022
KRG

Një minatori ka vdekur pasi u aksidentua gjatë punës në minierë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë.

Sipas raportimit të Abcnews, bëhet fjalë për Kujtim Lilin, përcjell arbresh.info.

52-vjeçari raportohet se e ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

Njoftimi nga policia:

“Bulqizë/ informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme