Foshnja e porsalindur që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, përmes një postimi në Facebook, teksa u konfirmua nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkroi Balla./Arbresh.info
Lexo edhe:
Arrestohet 30 vjeçarja në Tiranë që braktisi fëmijën në bodrum
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...