Një djalë i moshës 6 ose 7 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria, ka vdekur teksa po notonte në plazhin e Heraklionit të Greqisë.
Sipas informacioneve të Creta24, Nikolasi i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ndodhet dhjetëra metra larg plazhit, ka shprehur dëshirën që të dalë dhe të notojë, transmeton Klankosova.tv.
Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij ka refuzuar, por djali i vogël i ka shpëtuar vëmendjes së të ëmës, dhe ka ikur për në plazh.
Fatkeqësisht, pak minuta më vonë Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa ndjenja.
Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë.
Kujtohet se një banor i zonës ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orën 13:30.
Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë fëmijën në jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht pa shenja jete.
Tiranë, Kryemadhi e cilëson si politik vendimin e gjykatës p...
Dalin rezultatet e testimit fizik për kandidatët që duan të ...
Erdogan: Turqia dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin me BRI...
Balluku në Lezhë: Në 2025 kemi parashikuar investime madhore...
Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për ...
Haxhiu në Pejë në edicionin e dhjetë të “Shkollës Diplomatik...