Një aksident tragjik i ka ndodhur një shqiptari pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali në një autostradë të Vicenza-s. Mësohet se 48-vjeçari me origjinë shqiptare, Ilirjan Reshataj është aksidentuar me makinë dhe ka humbur jetën.
Ai udhëtonte me një makinë tip BMW kur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptari është gjetur jashtë makinës, çka tregon se aksidenti ka qenë shumë i rëndë.
Sipas autoriteteve ai ka qenë duke udhëtuar në rrugë dhe në një moment është përplasur me barrierën anësore. Pastaj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë.
Në vendin e ngjarjes ndodheshin zjarrfikësit, ndërkohë që për masë sigurie shkoi edhe një helikopter. Por fatkeqësisht shqiptari kishte humbur jetën menjëherë në aksident. Ai jetonte prej disa vitesh në Bolzano me familjen dhe ishte kamionist. /tvklan.al
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll