Vdes 63-vjeçari nga Serbia që po bënte pushime në Himarë

09:30 | 15 Shtator 2022
A. B.

Një serb 63-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Himarë.

Lidhur me këtë ngjarja policia e Himarës sqaron se serbi S.B. 63-vjeçar ka mbërritur në spital rreth orës 08:00 të mëngjesit. Edhe pse atij i është dhënë ndihma e parë , nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia sqaron se serbi dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak, njofton abcnews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme