Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Ndërkohë më pas mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit B.P., 15 vjeçe ka ndërruar jetë.
Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve, shkruajnë meditat në Shqipëri.
Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...