Google ADS

Vdekjet nga droga, ku radhitet Shqipëria në Ballkan

12:02 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Raporti Evropian i Drogave 2017 tregon se Estonia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga drogat, për milion banorë në Evropë.

Në 103, 82 mbi mesataren e BE-së, Suedia vjen afër me 100 vdekje. Në anën tjetër të shkallës, Portugalia, ku droga u dekriminalizua në vitin 2001, kishte vetëm 6 për 1 milion njerëz.

Sipas raportit, prevalenca e vdekjeve të shkaktuara nga drogat, në vendin tonë është në nivele më të ulëta. Shqipëria ka një normë më pak se 10/ për 1 milion banorë të vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

Në të njëjtin grup duket se futen statistikisht edhe Italia, Spanja, Greqia, dhe një pjesë e madhe e vendeve të Europës Lindore. Në Ballkan, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë një normë më të lartë, ata përfshihen në grupin e dytë. Përkatësisht 10-30 vdekje për 1 milion banorë shkaktohen nga përdorimi i drogave në këto shtete.

Në Europë, shteti me më normë më të ulët të humbjes së jetës nga ky shkak, e ka Portugalia, Italia dhe Franca.

Raporti thekson se shpenzimet publike për përgjigjet ndaj problemit të drogës janë vetëm pjesë e kostos që përballet shoqëria në lidhje me drogën e paligjshme.

Për këtë mund të shtohen shpenzimet që përballohen individi,të tilla si kontributet private në kujdesin mjekësor, dhe kosto të jashtme, të tilla si humbjet e produktivitetit dheshpenzimet financiare për shkak të vdekjeve të parakohshme, shpenzimet për sëmundjet të lidhurapër përdorimin e drogës etj. Në vendet evropiane për të cilat flasin të dhënat, raporti thekson se kostoja sociale e drogave të paligjshme vlerësohet të jetë midis 0.1%dhe 2% të PBB-së. /Monitor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme