Dy muaj më pas, hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së Drilona Duriçi, nënës së një fëmijë të mitur e cila u dogj nga flakët brenda ashensorit të pallatit ku jetonte, janë në pikën zero.
Report Tv është interesuar pranë Prokurorisë së Tiranës ku hetuesit u shprehën se prej dy muaj janë në pritje të aktekspertizës zyrtare nga mjekësia ligjore dhe ajo inspektoriatit teknik për gjendjen në të cilën ishte ashensori dhe shkakun përse u shkaktua zjarri.
Ajo ç’ka e bënë të paqartë situatën me këtë ngjarje tragjike është fakti se pak ditë pas zjarrit inspektoriati teknik me anë të një deklarate sqaronte se “zjarri u shkaktua në ora 09:48 të mëngjesit të 20 janarit, fillimisht mori flakë depozita e vajit të ashensorit hidraulik e cila ndodhej brenda kafazit të ashensorit, duke dëmtuar kabinën dhe duke shkaktuar vdekjen e 29 vjeçares Drilona Durici”.
Për këtë ngjarje edhe pse kanë kaluar dy muaj ende nuk ka asnjë përgjegjës para ligjit ndërsa në pallatin ku ra zjarri.
Banorët jetojnë duke ngjitur katet përditë pa praninë e një ashensorit të ri e të sigurt.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...