Google ADS

Vdekja tragjike e shtatë vjeçares në Himarë, sot protestohet nga shoqëria civile

09:10 | 4 Gusht 2022
A. B.

Pasditen e sotme shoqëria civile do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Protesta që pritet të mbahet në orën 19:00, nën mototn “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Ndërkohë kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, janë mbajtur homazhe, me qirinj e lule, në vendin ku e vogla humbi jetën, si dhe para Kryeministrisë.

Gjithashtu edhe Dom Gjergj Meta ka bërë thirrje për një marshim homazh sot në Shëngjin, që do të nisë nga Kisha e Shëngjinit në orën 19:00 dhe do të vijojë përgjatë bregdetit. Dom Gjergj Meta ka kërkuar që të mos ketë fjalime, por qytetarët që do t’i bashkohen të mbajnë një lule dhe një qiri në dorë.

Po ashtu në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.Reagimi:

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!/tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme