Google ADS

Vdekja misterioze e 16-vjeçares në Sarandë, babai: E therën dhe i morën organet

00:00 | 24 Mars 2018
Trina Galanxhi

Katër vjet kanë kaluar që nga vdekja misterioze e 16-vjeçares Konstandina Anagnosti nga Janina. Vajza, pas vizitës së saj në një dentist në Shqipëri, u kthye në Greqi e vdekur.

Trupi i 16-vjeçares u dorëzua nga autoritetet shqiptare pa organet e saj jetësore dhe me raportet mjekoligjore mjekësore që flisnin për një vdekje nga shkaqe patologjike.

Sipas medias greke Star.gr, eksperti mjekoligjor në Janinë, ka deklaruar se të miturës i janë hequr organet nga njerëz pa përvojë dhe në mënyrë amatore jashtë çdo procedure mjekësore dhe spitalore.

Profesori i Mjekësisë Ligjore, Mateu Tsugas, nuk ishte i qartë në dëshminë e tij, duke thënë se Konstandina kishte vdekur nga një arrest kardiak për shkak të humbjes së madhe të gjakut gjatë një kirurgjie gjinekologjike.

Mbrëmjen e djeshme babai i Konstandinës ka qenë i ftuar më emisionin “Të vërteta me Zinën” në ekranin e Star dhe ai ka thënë se një mjek i ka treguar se vajzën e kanë çarë me thikë dhe i kanë hequr organet gjenitale.

Gjithashtu se ai ka shtuar se mjeku i ka treguar që vajzës  i mungonte dhe një pjesë truri e gjuhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme