Paisja e cila kryen analizat e ADN-së në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë më në fund i është rikthyer funksionimit.
Pajisja, e cila kryen analizimin e mostrave të ADN-së, ishte dëmtuar në mesin e muajit korrik, duke lënë pezull hetimin e disa çështjeve penale, përfshi edhe atë të vdekjes së turistes ruse në Ksamil.
Pajisja analizuese e Policisë Shkencore ishte dëmtuar në një llambë të saj, duke e bërë të pamundur analizimin shkencor, ndërsa ishte e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Për shkak se llamba e re kushton dhe gjendet vetëm në SHBA, zëvendësimi e më pas kalibrimi e montimi i saj ka kërkuar rreth një muaj kohë shkruan panorama.
Kjo vonesë ka shkaktuar zvarritje të disa çështjeve penale që janë në hetim dhe që kanë të bëjnë me kryerjen e analizave të ADN-së. Një prej kë- tyre çështjeve është edhe ajo e vdekjes së turistes 15- vjeçare nga Rusia, Ksenia Ryok.
Ajo gjeti vdekjen në korrik teksa ishte me pushime në Ksamil, ndërsa policia vendosi në pranga një person të dyshuar për ngjarjen. Ermal Fataj, 31 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues me motor që ofronte shëtitje në ishujt e Ksamilit me pagesë, dyshohet se me skafin e tij e ka goditur në kokë dhe kraharor adoleshenten ruse, e cila po notonte pak metra larg bregut të detit në plazh.
Në helikat e motorit të skafit që drejtonte 31-vjeçari u pretendua se janë gjetur fije flokësh, të cilat po krahasohen me ato të turistes 15- vjeçare nga Rusia. Vetëm analiza e ADN-së është ajo që përcakton përfundimisht nëse fijet e flokut i përkasin të njëjtit person. Për këtë arsye, nisur edhe nga insistimi i vazhdueshëm i Ambasadës ruse, e cila ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, është vendosur që analiza e parë e ADN-së që do bëhet me pajisjen e rivendosur në punë, të jetë ajo për çështjen e turistes 15-vjeçare.
Rezultati i analizave pritet të dalë brenda pak ditësh, duke përcaktuar më pas edhe fatin e çështjes penale të hapur nga prokuroria e Sarandë ndaj të riut Ermal Fataj. Ndaj tij në datën 24 korrik është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për 45 ditë.
Ditën e ngjarjes, turistja ruse është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta më vonë, është konstatuar se vajza pluskonte e pajetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe më pas në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës.
“Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë.
Janë këqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit. Nga këqyrja rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa licence shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, u gjeten disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 15-vjeçare”, ka thënë Prokuroria.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë