Vdekja e gruas shtatzanë Aida Çajka, që tronditi opinionin një vit më parë, ridel në skenë sërish: Aktekspertiza ka dalë në konkluzionin se mjekët në tri spitalet ku e transferuan gabuan, e neglizhuan trajtimin e saj.
Mjekësia ligjore një vit më parë kur kreu ekspertizën për Aida Çajkën, gruan shtatzanë që vdiq bashkë me foshnjen e saj të palindur në maternitetin “Kiço Gliozheni” në Tiranë deklaroi se Aida Çajka vdiq nga çarja e enëve të gjakut që furnizojnë shpretkën.
Në bazë të veprimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se në datën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femer. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj.
Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilet, pasi jane konsultuar ndërmjet tyre, pavaresishte gjëndjes së rënde të pacientes, e kane derguar pacinten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,”Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.
Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth orës 04.00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kësaj ndërhyrjeje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...