Pas lajmit se 59-vjeçari, Viktor Ceka, nga Narta e Vlorës humbi jetën në zjarret masive në Greqi, Report Tv ka siguruar dëshminë e fqinjëve të viktimës, të cilët kanë treguar se viktima Viktor Ceko, njihej si një njeri shumë punëtor.
E njoh si njeri të rregulltë, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxorri fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh.
Fqinjët në Vlorë
Një tjetër fqinj ka rrëfyer se Ceko që prej vitit 1991 jetonte në Greqi. Fqinjët kanë shprehur shqetësimin e tyre për familjarët dhe kanë treguar se viktima kur ra zjarri ishte kthyer në banesë të ndihmonte një grua greke që e kishte burrin invalid.
Viktori si gjithë të tjerët, e kapi zjarri, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha “ Viktor, kthehu se do digjesh”. Ne ishim në dijeni të djegies se kemi folur 2-3 ditë.
Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte djali më i mirë në lagje, punëtor. Kjo është shtëpia ku ka lindur dhe u rrit deri në vitin 1991.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...