Duket se çështja ndaj Kostandinos Katsifas është rikthyer përsëri në vëmendjen e medias. Ditën e sotme media ka njoftuar se sipas prokurorisë, minoritari Kostandinos Katsifas është vetvrërarë.
Në lidhje me këtë informacion ka reaguar ditën e sotme prokuroria e Gjirokastrës me anë të një njoftimi për median.
Prokuroria e Gjirokastrës në njoftimin e saj thotë se çështja ende ndodhet në fazën e hetimit paraprak, dhe nuk ka arritur në një përfundim në lidhje me këtë çështje.
Kjo çështje sipas prokurorisë është regjistruar pranë prokurorisë së Gjirokastrës në 24 dhjetor të 2019, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën për këtë çështje.
Njoftimi i Prokurorisë:
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.
Çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e pa anësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.
DREJTUESI I PROKURORISË”.
Minoritari Kostandinos Kacifas humbi jetën në 28 tëtor të vitit 2018 në Bularat të Gjirokastrës. Kjo ngjarje coi ne rëagime të ashpra mes dy vendeve.
Bledian Krasniqi tashmë zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën
Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Rumanisë
Belgjikë – Itali, publikohen formacionet zyrtare
Diskutohet mbi Ligjin për Gjuhët në Shkup, në prag vendimit ...
Shefi i NATO-s: E dimë se çfarë dëshiron Putin këtë dimër
Osmani ia përcjell Hovenierit urimet e Kosovës për Trumpin d...