Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.
Begaj përmes një shkrimi në “X” tha që bota sot humbi një individ të shquar, shkruan Arbresh.info.
“Sot, bota humbi një individ të shquar, arkitektin e diplomacisë moderne, gjithmonë në kërkim të paqes dhe zgjidhjeve diplomatike. “, shkroi ai.
“Pusho në paqe, Henry Kissinger.”, përfundoi presidenti Begaj.
Kujtojmë që ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Konektikat.
Kissinger kishte dominuar politikën e jashtme përderisa Shtetet e Bashkuara u larguan nga lufta në Vietnam dhe larguan barrierat me Kinën.
Kissinger kishte ndikim të madh në çështjet globale gjatë shërbimit të tij në mandatet presidenciale të Richard Nixonit dhe Gerald Fordit, duke fituar edhe Çmimin Nobel për paqe.
Po ashtu, Kissinger fitoi Çmimin Nobel për Paqe për shkak të marrëveshjes së armëpushimit arritur më 1973.
Ai la pas dy fëmijë, Elizabeth dhe David./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...