Shefja e Infektivit në Pediatrinë e QSUT, mjekja e QSUT Eli Foto ka dhënë detaje për vdekjen e foshnjës 7 muajshe në pediatri.
Mjekja tha se janë gjithsej 55 raste të prekura.
Ajo tha se fruthi shoqërohet me komplikacione, e para është pneumonia dhe më pas encefaliti, raporton “BalkanWeb”.
“Kemi 55 raste të diagnositikuar me fruth. I kemi marrë të gjitha masat, fëmijët janë të izoluar në dhoma të veçanta, plus që kemi hapur dhe dhoma izolimi për fëmijët e ri, që janë të dyshuar.
Rastet që vijnë nga shërbimi ambulator që dyshohet për fruth i mbajmë në dhomë të veçantë, merren analizat, përcaktohet etiologjia dhe pastaj trajtohen. Fëmijët janë të gjithë moshës 0-1 vjeç, janë të pavaksinuar me vaksinën e fruthit. Kemi një kontingjent të vogël të moshës 1 vjeç e gjysmë deri në 4 vjeç. Janë fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar për arsye të frikës se nga vaksina mund të shkaktohet autizmit. Janë të gjithë të pavaksinuar. Kanë pasur komplikacione. Komplikacioni i parë dhe më i rëndë është të bësh penumoni, pastaj encefaliti por ne kemi pasur rastet me pneumoni. Deri tani kemi pasur një rast me fatalitet, me pneumoni të rëndë në moshën 7 muajshe”, tha mjekja.
Mjekja ka sqaruar se fruthi ka simptoma si gripi duke këshilluar prindërit të mos i neglizhojnë këto simptoma dhe të paraqiten tek mjeku pas shfaqjes së temperaturës.
“Fruthi ka një karakteristikë që fillon tamam si gripi dhe tre ditët e para bën temperaturë 39-40 gradë. Nënat që kanë fëmijë 0-1 vjeç duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku pediatër. Kjo është një sëmundje që një periudhë të parë 2 javësh ka inkubacionin që virusi zhvillohet.
Pastaj 3-4 ditë ka probleme si të gripit, vihet re skuqje e syve, ka një kollë të fortë, ka sekrecione nga hundët, temperaturën e 39-40 gradë. Pastaj shfaqet ekzantema. Kur shfaqet ekzantema, nëna e kupton edhe vetë por ne themi që nënat të kenë kujdes në periudhën që kanë temperaturën e lartë dhe për fëmijët 0-1 vjeç. Prindërit të drejtohen menjëherë tek mjeku pediatër që mund të dallojë shenjat e brendshme të fruthit. Të mos e neglizhojnë, iu them të mos ngatërrohen sepse koincidon me periudhën e gripit e varicelës por me temperaturë të lartë të adresohen tek mjeku. Të gjitha nënat që kanë pasur kontakte dhe fëmijët me fruth janë vaksinuar këtu në pavijon nga ISHP”, deklaroi mjekja Eli Foto./balkanweb
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist