Prokuroria ka ngritur akuzën për tre efektivët e komisiariatit të Korçës, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoj, që ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se edhe pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko ligjore, hetimet po vijojne. Fakti, që 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, që policia nuk ka përgjegjësi penale për vdekjen e tij, transmeton top channel.
Ka prova, që efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambientet e Komisariatit. Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit.
Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vërë nën akuzë, të paktën tre efektivë të Komisariatit të Korçës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...