Dy punëtorë humbin jetën pas rrëzimit të skelës, reagon Braçe: Ja pse heshta për 48 orë

21:17 | 18 Gusht 2019
Arbresh Info

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për dy viktimat që humbën jetën nga shembja e skelës në pallatin e tij.

Sipas Braçes gjatë një harku kohor prej 16 muajsh, në kompaninë “Syla” janë kryer vetëm 7 kontrolle dhe ndonëse është gjetur me shkelje apo detyra të pa kryera, nuk është marrë asnjë masë.

Shkrimi i plotë i Erion Braçes

Ky është borxhi që ju kam Ergysit dhe Orjanit, çdo punëtori në këtë vend. Karrigia as që ka rëndësi fare këtu, as e kam pasur, as e kam kërkuar, as më mban e as e mbaj; si përherë mendova për punë, e kam parë dhe e shoh si punë. Tani, me shumë përulësi ndaj familjarëve të Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 orë në respekt të dhimbjes së pashembullt të tyre, durova po aq akuzat e një krimineli barabar që ka pushkatuar të rinj, prindër dhe, një tjetri, hajdut ordiner të cilin nuk e lënë të udhëtojë në SHBA, të dy politiqenë këta, një vrasësi barbar grash dhe një hajduti ordiner turistësh, njeri pronar medie e tjetri pronar i një shoqate që jepet me lekë tek i paligjshmi i parë që do të luftojë si i paligjshëm qeverinë apo konkretin, dua të them ca të vërteta.

Si qytetar si zëvendës kryeministër jo e jo, nuk kam përzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompaninë “Syla”, për të kryer punime në pallatin ku unë banoj, edhe pse kontrata është për investimin, ligji për sigurinë në punë! Pesë herë, çdo muaj nga marrja e detyrës ka qenë kështu, 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës i kam kontrolluar në rajone, s`i kam gjetur në punë, i kam pushuar (një pis i denoncoi si reprezalje mbi LSI dhe PD), 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës kam marrë raporte prej tyre, i kam refuzuar si të pamjaftueshme e të pavlefshme, madje të padobishëm. Prej një muaji zero kontroll në një kantier me risk të lartë si ky, për më keq dy minuta nga zyrat e tyre, dëshmon se puna nuk është bërë sa e si duhet dhe i ngarkon me një përgjegjësi shumë të rëndë, si kompanitë ku sipas ligjit nis e duhet të garantojë sigurinë në punë, si agjencinë, që sipas ligjit duhet të kontrollojnë vetëm të kontrollojë përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në punë. Ndaj drejtësia duhet të hetojë e gjykojë deri në fund, drejt e sipas përgjegjësisë secilin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme