Armandi Nelaj, 52 vjeç është viktima e identifikuar e shpërthimit të së hënës mbrëma në Sarandë.
Viktima i veshur si polumbar, ishte zhytur 100 metër larg portit detar në momentin që dyshohet se i shpërtheu bombula e oksigjenit.
Nelaj i gjymtuar në pjesën më të madhe të trupit u nxor në breg nga dy turist të rastësishëm, që kaluan me gomone aty pranë, ndërsa ndërroi jetë pak çaste më vonë.
Identifikimi i tij u bë i mundur pasditen e së martës kur vëllai i viktimës, e denoncoi atë në Komisariatin e Policisë Sarandë pasi nuk i përgjigjej në telefon. Pasi oficerët i kanë treguar foton e viktimës së gjymtuar ai e ka njohur të vëllai nga tatuazhi në qafë.
Polumbarët e RENEA-s gjatë kërkimeve në gjirin e Sarandës, kanë gjetur materiale të cilat hapin pistën e shpërthimit të një lëndë plasëse dhe janë dërguar për ekspertizë në Tiranë. 52-vjeçari prej 13 vitesh operonte si sipërmarrës ndërtimi në Sarandë.
Përmes një njoftimi zyrtar policia e Sarandës bëri me dije se 52-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, por pritet akti i ekspertimit për arsyen e shpërthimit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 24.06.2024, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi në afërsi të Portit Detar Sarandë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi A. N., 52 vjeç, banues në Sarandë. Në vijim, pritet akti i ekspertimit për arsyen e shpërthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes”, bëri me dije policia./Euronews/
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec