Një adoleshente ruse 16-17 vjeçare ka gjetur vdekjen në det, tek tre ishujt në Ksamil, pas asaj që u njoftua si mbytje në det në mesditë.
Trupi i saj u dërgua për ekzaminime në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë zbuluar disa detaje të reja që nuk kanë lidhje me mbytjen: Goditje në trupin e 16-vjeçares, plagë në kokë dhe në gjymtyrë.
Familjarët e saj janë shprehur se vajza mund t’u jetë goditur nga një motor uji. Nëna e viktimës është marrë në pyetje nga Policia.
Policia ka deklaruar se ka dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji apo të ketë rënë nga ndonjë shkëmb, por deri tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Për ngjarjen është njoftuar dhe Ambasada e Rusisë në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.”
Trupi i saj i vajzës do të dërgohet në Tiranë për ekspertizën mjeko ligjore, ndërkohë po punohet edhe për gjeneralitetet e plota të saj./Syri.net
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...