Fiks Fare ka bërë publik rastin e një 17 vjeçari, i cili i dha fund jetës me fostoksinë. Motra e të ndjerit ka rrëfyer ngjarjen e rëndë. Sipas saj, minoreni e ka blerë lëndën helmuese pranë konviktit të shkollës, në një farmaci bujqësore.
Myfarete Xhaferaj tregon se ka mësuar për të vëllain nga infermieria e spitalit.
“E mora në telefon si zakonisht, por m’u përgjigj infermierja, e cila më tha se vëllai im ishte shtruar në spitalin e Beratit. Kur mbërrita e gjeta në gjendje të rëndë. Nga stafi mjekësor mësova se kishte pirë fostoksinë. Helmin e kishte blerë në një farmaci e cila është shumë pranë konviktit të shkollës ku im vëlla ndiqte studimet. Sigurisht që ishte penduar për këtë veprim fatal dhe kërkonte nga mjekët që ta shpëtonin. Por, nuk ja doli.” rrëfen motra e të ndjerit.
Myfaretja mes lotësh tregon se dhe pse e vëllai i saj humbi jetën, fostoksinë shitet pa kurrfarë kriteri dhe mund të rrezikojnë jetë të tjera. Ndaj familja e të ndjerit ka bërë kallëzim penal për farmacinë bujqësore, pasi pretendojnë se aty është blerë helmi nga ana e minorenit. “ Unë e pyeta ku e bleve fostoksinën dhe vëllai më tha tek farmacia bujqësorë, Asllan në një bidon uji” pohon Myfaretja.
Fiks Fare iu drejtua farmacisë bujqësore së dyshuar nga familjarët e 17- vjeçarit. Para gazetarëve farmacisti rrëfeu se nuk ishte në dijeni nëse e kishte shitur tek minoreni substancën helmuese. “Unë jam farmaci bujqësore jam i licencuar të tregtoj edhe barna me rrezikshmëri të lartë. Nuk e mbaj mend nëse i kam shitur fostoksinë këtij rasti. Edhe mund t’ia kem shitur, ndoshta dhe jo, kam deklaruar çfarë kisha për të thënë në prokurori”, shprehet ai.
Raste të shitjes së fostoksinës pa kriter, Fiks Fare i ka trajtuar disa herë. Ligji e përcakton qartë se fostoksina është një ‘bar’ me rrezikshmëri të lartë dhe shumë helmuese. Edhe në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë dërguar emisionit Fiks Fare për rregullat e shitjes së këtij helmi, sqarohet qartë se në bazë të një VKM-je, shitja e këtij bari u ndalohet personave që nuk janë pajisur me dëshmi aftësi të veçantë.
Ndalohet shitja pa një recetë të lëshuar nga specialistët përkatës. Në raste të shkeljes së tyre Ministria e Bujqësisë sqaron se merren masa ndëshkimore me gjobë deri në 200 mijë lekë të reja.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...