Dy ditë më parë, gjatë një takimi informal që patën me kryebashkiakun Erion Veliaj, disa banorë të Astirit, kryesisht të ardhur nga zonat jugore të vendit, si Skrapari, Tepelena apo Korça i dhanë fjalën se do t’i prishnin vetë ndërtimet pa leje për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe.
Sot ata e kanë mbajtur fjalën dhe kanë nisur vetë, në mënyrë vullnetare të bëjnë zhvendosjen e orendive dhe materialeve të tjera nga objektet që posedojnë për t’i hapur rrugë më pas prishjes së tyre nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë.
Një prej tyre është edhe Servet Merko nga Tepelena, i cili gjatë takimit me kryebashkiakun Veliaj u shpreh se nuk do të bëhej pengesë e zhvillimit, pasi ky projekt u shërben gjithë qytetarëve të Tiranës dhe në mënyrë të veçantë brezave të ardhshëm.
Ndërkohë që paralelisht me këtë, IMT ka vijuar normalisht punën duke prishur edhe gjatë paradites së sotme disa objekte të tjera përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit shkruan Tv Klan.
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha
Aksioni i antidrogës në Prizren – arrestohen 5 persona...
Gjesti: Jam i çmendur kur dashurohem, jam në gjendje të bëj ...
Keni një televizion Android – ndryshime të mëdha po vijnë