Vazhdon panairi i turizmit në Tiranë

08:21 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Panairin Mesdhetar të Turizmit vazhdon edhe sot në Tiranë, ku po promovohet turizmi në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Panairi është organizuar nga ministria e Ekonomisë dhe Turizmi në mjediset e EkspoCity në Tiranë, ku përveç turizmit po promovohet edhe mjedisi natyror, i cili është një nga atraksionet kryesore në fokusin e këtij panairi.

 

Zonat e mbrojtura kanë potenciale të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit, një mjet kryesor që përmirëson gjendjen social-ekonomike të komuniteteve lokale në Shqipëri.

 

Të dhënat e AKZM-së tregojnë se numri i turistëve dhe vizitorëve në zonat e mbrojtura u rrit nga 400 mijë në vitin 2015, në mbi 1.56 milionë në 2016./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme