Google ADS

Vazhdon i nxehti afrikan në Shqipëri, parashikimi i motit për sot

07:14 | 28 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësiravë në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për
reshje është thuajse zero.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 balle./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme