“Në Rodos Kotzias e Bushati po vazhdojnë edhe sot me ritme intensive përpjekjet për të kyçur marrëveshjen, me qëllim që pastaj të ndërmarrin hapin përfundimtar dy kryeministrat, Tsipras e Rama”.
Kështu bën të ditur portali grek, News247, duke iu referuar burimeve ekskluzive.
Ndërkaq portali vë në dukje se marrëveshja e mundshme mund të ndeshë në refuzimin e presidentit Ilir Meta për t’i dhënë autorizimin kryeministrit. Por News 247 shton se ka një optimizëm të përmbajtur që presidenti do të ndryshoje qëndrim, i ndodhur nën presionin edhe të faktorit ndërkombëtar.
Njoftimi i News247 për mundësinë e mbylljes së marrëveshjes ka shkaktuar një valë reagimesh kundër Ramës, shkruan portali grek, duke përmendur edhe intervistën e ish kryeministrit Sali Berisha për Ora News.
Duke iu referuar reagimeve në Shqipëri rreth takimeve Kotzias- Bushati, portali grek shënon se, bën përshtypje argumentimi që përdor opozita shqiptare, që i ngjan shumë argumentimeve të opozitës maqedonase kundër marrëveshjes për çështjen e emrit, por edhe reagimeve të qarqeve nacionaliste në Athinë.
Edhe pse Kotzias e Bushati kanë pasur dy takime në Rodos e me gjasë do të kene edhe gjatë ditës së sotme, nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth përmbajtjes së ketyre takimeve.
Ministria e jashtme greke, thjesht ka ripublikuar në rrjetin social Twitter një foto qe më heret Ditmir Bushati e kishte publikuar ne Twitter -in e ministrisë se vet.
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...