Vazhdojnë punimet në kantierin Porto Romano-Durrës, Rama: Do shmangë trafikun brenda qytetit

09:25 | 14 Prill 2024
E.H

Punimet në kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3 po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë deri në përfundimin e saj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje nga ky kantier.

Ai u shpreh se ky projekt do lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, duke shmangur kështu trafikun brenda qytetit të Durrësit.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme