Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë në hyrje të tunelit të Kalimashit në qarkun e Kukësit.
Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll qysh nga mbrëmja e djeshme, ndërsa sot vihen re vetëm njolla të vogla zjarri në zonë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre me gjithë terrenin e vështirë për të operuar me forca tokësore.
Në këtë zonë janë angazhuar nga forca nga bashkia Kukës, nga aeroporti i Kukësit, nga Bashkia e Shkodrës, si dhe forca të shumta nga Kosova.
Në terren janë të pranishme disa zjarrfikëse së bashku me punonjës zjarrfikësit, të cilët janë në gatishmëri të situatës.
Nga ana tjetër, në qarkun e Kukësit, forcat zjarrfikëse të të dyja vendeve janë duke luftuar me vatra të tjera zjarri të cilat paraqesin vështirësi edhe për shkak të terrenit ku ndodhen.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...