Flakët kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Repsit në Mirditë. Një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha në fshatin Mashterkor është përfshirë nga flakët.
Zjarri po djeg pemët në një masiv pyjor, ndërkohë që rrezikohen dhe banesat aty pranë.
Ndërhyrja është e vështirë dhe zjarrfikësit po punojnë vetëm me mjete rrethanore në terren.
Me rritjet e temperaturave, disa vatra zjarri janë shfaqur në zona të ndryshme të vendit, më e rënda ajo në ishullin e Sazanit, ku flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera, për të tretën ditë radhazi.
Nga pamjet që janë marrë nga qyteti i Vlorës e ishulli është i rrethuar nga një mjegull tymi dhe duken qartë vatra zjarri që janë aktive./lapsi/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...