Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Vatë Staka, kandidon për të dytën herë për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gara është mbyllur që në 25 Mars dhe pritet që Prokuroria e Përgjithshme të thërrasë mbledhjen e prokurorëve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Antoneta Sevdarit, prokurores që u zgjodh nga radhët e shkallës së parë të organit të akuzës.
Më 5 Mars, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi hapjen e garës me një afat 15-ditor për të gjithë prokurorët e interesuar. Në mbyllje të afatit të aplikimeve, rezultoi se interes kishte shprehur vetëm prokurori i Shkodrës, Vatë Staka.
Prokurori ka konkurruar dhe më herët për të qenë pjesë e KLP-së, por pa mundur te siguronte votat e nevojshme. Burime nga prokuroria e përgjithshme bëjnë me dije se nuk do të bëjnë një thirrje të dytë, por me 11 Prill do thirret mbledhja e përgjithshme e prokurorëve.
Kjo pasi ligji organik për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, parashikon se gara për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të hapet edhe me 1 kandidat të vetëm, për pozicionin vakant.
Por mbledhja do mund të zhvillohet vetëm nëse në të marrin pjesë mbi 50 përqind e prokurorëve. Prokurori i Shkodrës, Vatë Staka, ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Nëse Staka bëhet pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, atëherë shkon në 24 lista e kandidatëve për SPAK, që do kalojnë në sitën e Vettingut.
Pas përfundimit të procesit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të jetë KLP-ja ajo që do të përzgjedhë 15 anëtarët, që do formojnë SPAK. Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, duhet të jenë kandidatët me aftësitë më të mira profesionale dhe morale. Sipas ligjit, SPAK do hetojë edhe zyrtarët me të lartë, në detyrë ose jo, që mund të jenë përfshirë në afera korruptive./abcnews.al
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...