Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se qytetarët e kanë kuptuar më së miri se kush është shefi i qeverisë dhe çfarë përfaqëson ai në të vërtetë.
I pranishëm në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24, Vasili duke folur për protestën e 16 shkurtit tha se Edi Rama mori pushtetin me vjedhje votash dhe kjo është siç shtoi ai, arsyeja më e fortë që shqiptarët të mbushin sheshet me protesta masive.
“Sot është ndryshe, sepse njerëzit e njohin këtë pushtet seç e njihnin para dy vitesh, sepse flitej për një zallamahi në reformën në drejtësi. Problemi është shumë i qartë: Të gjithë kemi folur për dekriminalizimit. Unë kam deklarua se manipulimi i votave është monstruoz.
E dyta kemi thënë se korrupsionit në vend. Falë kësaj studioje, e vetmja në Shqipëri që i thotë hapur të gjitha. Sot kemi një qeverisje ilegjitime të dalë nga vota e blerë dhe e manipuluar. Populli është ndryshe, edhe media e ka kuptuar. Të gjithë e kanë të qartë si drita e diellit se kush është Edi Rama”, tha Vasili.
Ndërsa deputeti i PD-së, Agron Shehaj tha se gjërat sot janë ndryshe dhe qyetatarët e kanë ku[ptuar se kjo qeveria nuk di të bëjë asgjë tjetër për post vjedhjeve dhe pastrimit të parave.
“Sot ndryshe është: U faktuan blerja e votave dhe korrupsioni. Këto janë fakte. Këtë e thamë ne, por këtë e tha edhe VOA. Kjo qeveri po vjedh dhe po bën pastrim parash. Cilat janë instrumemtat që ka opozita dhe protesta është instrumenti madhor. Në parlament është e kotë dhe e pamundur të veprosh. Pjesëmarrja nuk është dytësore dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...