Google ADS

Vasili reagon ashpër ndaj Lu e Vlahutin: Po silleni si pushtues

15:42 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së për të votuar një prokuror të përkohshëm.

Po kështu ai sulmoi Ramën i cili shtriu dorën e bashkëpunimin një natë parë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Sipas tij, Shqipëria është republikë kushtetuese dhe jo e kanabisit, shkruan Opinion.al.

Kushdo që sillet si qeveria e kanabisit dhe kërkon shkeljen e kushtetutës është si ata, tha Vasili duke nënkuptuar Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Më poshtë statusi i Petrit Vasilit në Facebook:

Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte, e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.

Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.

Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata./opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme