Vasili: Rama orienton vendin larg BE dhe SHBA, peng i interesave të errëta

22:42 | 24 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Keqorientimi në rrafshin strategjik të diplomacisë shqiptare, është ekstrakti që paraqet postimi më I fundit i kreut të Grupit të LSI, Petrit Vasili, I cili akuzon kryeministrin Rama si fajtor për dëmtimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në dhe SHBA-të.

“Per shkak te nje kryeministri peng interesash te erreta Shqiperia sot gjendet ne ç’orientimin me te rende dhe te qellimshem strategjik dhe kombetar si asnje here ne keto 27 vite pluralizem. Orientimi strategjik madhor drejt SHBA eshte sot jo vetem i dyzuar por dhe i shantazhuar”, shprehet Vasili.

Sipas tij, shqiptarëve po ju vihen në tavolinë, “realitete ekstraamerikane te lyera me bojen e interesave ekonomike te zymta, si zgjidhje me te “embla” dhe me te “kendshme” se sa sprova e demokracise se forte, parimore dhe te panegociueshme amerikane, e cila e shëndosh Shqiperine dhe e ben ate nje realitet te qendrueshem politiko social”.

Duke vendosur në qendër të akuzave të tij, kryeministrin Rama, Vasili thekson se ekziton një logjikë e parave, e cila po dominon mbi demokracinë  e vendit  edhe marrëdhëniet me BE-në, duke shantazhuar kështu edhe raportin me unionin.

“Çdo kerkese per vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata qe e ndjekin pas me kercenimin shume te rrezikshem se ‘do shkojme andej nga na japin para’, pavaresisht eres shpesh te qelbur te tyre, qe natyrshem nuk jane as dollare dhe as euro por para’ te tjera gjithfaresh”, thotë Vasili.

Logjika e ish-kreut të LSI shkon drejt influencave të Rusisë dhe Turqisë mbi qeverinë shqiptare, një teori të cilën ai e mbështet tek votimi kundër Amerikes ne OKB apo deklaratat e kryeministrit ne Bruksel se “nuk presim gjate BE dhe do shohim edhe alternativa te tjera”.

Sipas tij këto “janë akte publike te nje banditizmi politik qe shkaterron orientimin e patjetersueshem strategjik drejt ShBA dhe BE dhe nje alibi per te perligjur veprime teper te erreta, qe po çojne drejt largimit nga ky orientim”.

“Apatite e ‘çuditshme’ te SHBA dhe BE ne Tirane kane qene nje mundesi me shume qe ky destruktim strategjik i kryeministrit te beje udhe. Shqiptaret jane shume te qarte se ata kane vetem nje bosht strategjik, qe kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale qe inspirohen ne Uashington e Bruksel dhe jo tek perkthimet e shtrembura locale”, thekson kreu i Grupit të LSI.

Në fund, Vasili nënvizon se “ky kryeminister qe sot rastesisht qeveris vendin dhe qe e minon kete orientim strategjik do te refuzohet me force dhe me çdo çmim edhe nga Shqiptari me i fundit”.

Duke i cilësuar konjukturat që sulmon si “komunizmi i ri”, izolues i parave të pista, Vasili nënvizon se duhet një refuzim mbarëkombetar ndaj tij, në kuadër të një misioni të shenjte kombetar./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme