Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer me deklarata të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Rucci, në protestën e opozitës së bashkuar para Kuvendit.
Vasili tha se ata janë fshehur në Kuvend si minj, por shtoi se as fustani i Gramoz Ruçit dhe as brekushet e kryeministrit Rama nuk i shpëtojnë dot nga populli.
“Këtu është populli atje janë minjtë, janë mbledhur si minj dhe duhet të dalin si minj. Po i presim. Çfarë do të bëjnë, do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot. Se këtu është populli, këta i janë fshehur popullit, të fshehur pas fustanit të Gramoz Ruçit. As te fustani i Gramoz Ruçit, as te brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri. Te brekushet e Edi Ramës që janë ashtu me erë siç i dini. Sot është dita që populli të thotë fjalën e tij dhe do ta pastrojë atë parlament nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë. Aty do të jetë vendi i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bënë pis atë parlament. Asnjë hap pas derisa Edi Rama jo të ikë por të shporret. Edi shporru!”, deklaroi Vasili./tch
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...