Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas protestës së sotme te Rruga e Kombit, e cila përfundoi me 13 policië dhe disa qytetarë të lënduar.
Sipas Vasilit gjatë protestës janë plagosur mbi 100 persona.
“Mbi 100 protestues te plagosur jane akuze ndaj dhunes se kryeministrit. Kryeministri dhe qeveria kerkon te kriminalizoje dhe jo ta degjoje dhe respektoje popullin nderkohe qe mbi 100 protestues jane plagosur.
Kryeministri qe poshteroi popullin me fjale te neveritshme si “dicka qe nuk ngrihet” duhet te kete turp qe t’i flase popullit sepse pas kesaj nuk eshte më kryeministri i ketij populli.
Kriminelet qeveria i ka brenda vetes dhe nuk u heq as imunitetin por i mbron ne menyre te vendosur. Qeveria e droges qe shkaterroi ekonomine e miliona shqiptareve dhe policia e ministria e brendeshme, qe me vite te tera u be mburoje dhe perkrahese e droges nuk ka as moral as autoritet te flase per popullin”, shkruan Vasili ne rrjetin social Facebook./Express
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...