Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës gjatë takimit në Lezhë lidhur me Vladrin Pjetrin.
Kryeministri Rama mësohet të jetë shprehur se dokumentet që tregojnë dënimin e Valdrin Pjetrit janë marrë në mënyrë të paligjshme nga ana e opozitës.
Vasili deklaron se një qëndrim i tillë i kreut të qeverisë tregon gjithë mentalitetin e qeverisë. Pra, sipas kryeministri nuk ka faj Valdrin Pjetri që është dënuar, por fajin e ka opozita që i tregoi publikut dënimin.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
“Kryeministri kapet me presh ne dore.
Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kane ata qe ja tregojne preshin. Lexojeni cfare ka thene derdimeni sot ne Lezhe duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:
“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.
Pas kesaj ju e kuptoni shume qarte se cfare turpi eshte ky kryeminister dhe gjithshka perfaqeson ai dhe cfare ka perqark tij”.
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër