Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili ka shkruar një status në FB, ku shprehet se vendi është duke përjetuar një moment kritik, teksa ka djegie dhe zjarre, mbytje të turistëve, njerëzia është e shqetësuar, kurse vetëm Rama nuk ndjen asgjë për të gjitha këto tragjedi.
Statusi i Vasilit:
Flakë në kodrat e Ardenicës.
Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.
Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.
Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.
S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara.
Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është.
Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut