Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se karantina dhe pandemia do përdoren për të grabitur e rrëmbyer Teatrin Kombëtar.
Teksa poston vendimin që ky objekt i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, Vasili shkruan se shëndeti i njerëzve po përdoret si alibi për vjedhjen e pronës publike.
“Karantina dhe Pandemia po përdoren për te grabitur e rrëmbyer Teatrin Kombetar! Qeveria kuislinge dhe spekullante e zeze grabit Godinen e Teatrit Kombetar.
Fletorja Zyrtare gropa e riciklimit te korrupsionit gjigand qeveritar formalizon rrembimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranes.
Cdo reagim, proteste, refuzim demostrim ne cdo forme eshte legjitim. Pandemia dhe karantina politike po perdoren per te mbuluar grabitjet e medha qeveritare.
Shendeti i njerezve po perdoret si alibi per vjedhjen e prones publike. Ja vendimi i vjedhjes ne Fletoren Zyrtare”, shkruan Vasili.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu