Vasili: Gjknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma tek deputetët e opozitës

21:02 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se qëndrimet e mazhorancës për listat e hapura janë farsë dhe vetëm për të zhdukur koalicionet parazgjedhore.

“Dua të ndaj me ju qartë dhe prerë se çfarë bëri PS në Këshillin Politik. Qartësoi për opinionin publik se çështja e listave të hapura, zelli për të folur për to, ishin thjesht një farsë. Një alibi që vjen erë të qelbur. Kishte të bënte me heqjen e koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. Propozimi është i qartë, iu thamë dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura. Sot pati një pozicionin. Jo absolute. Gjknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma tek deputetët e opozitës. 5 qershori u dakordësua dhe me firma. S’jemi ne që mbledhim firma. Për ndryshimin e kushtetueses na u sugjerua mbledhja e 28 firmave. Opozita ka qenë e qartë. Të thuash që unë dua 28 firma, do të thotë se unë nuk diskutoj. Ishte vetëm për ti bërë fresk Edi Ramës për të hequr koalicionet. Është e qartë se ky propozim është i rëndë për mazhorancës. Ky propozim i është bërë i njohur partnerëve ndërkombëtarë, për të kuptuar se këtu është një person si Rama që zgjedhjet si fiton, por i shkatërron”, tha Vasili.

Nga ana tjetër, Bylykbashi deklaroi:

“Sot opozita e bashkuar bëri prezent debati për ndryshimin për sistemin zgjedhor, qëndrimi i saj i qartë nëse do shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100 % me kusht që formula aktuale për koalicionet dhe ndarjen mandateve brenda koalicionit të mos ndryshojë. Ajo që është e qartë është se Rama listat e hapura i ka një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. Kjo është një aferë e Ramës në funksion të qëllimit të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme