Sot në mesditë, në orën 14:00, familja dhe të afërmit do të përcjellin për në banesën e fundit, djalin e vetëm të familjes Beqiraj.
Babai i Florenc Beqirajt, Gëzim Beqiraj, shoqëroi nga Franca deri në Shkodër trupin e djalit të tij. Në momentet e fundit, ai iu gjend pranë në spitalin e Marsejës, ndërsa ndodhej në gjendje të thellë kome, por zemra e tij vazhdonte të funksiononte ende.
Gëzim Beqiraj kërkon drejtësi, ndërsa shprehet se në trupin e të birit ka vërejtur shenja dhune.
Kortezhi nga Franca, fillimisht u ndal në Gjermani e më pas, nga aeroporti i Frankfurtit, mbërriti rreth orës 11:30, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Prej andej, i shoqëruar nga babai, Gëzim Beqiraj, dhe disa prej shokëve të tij që dolën për ta pritur, kortezhi mbërriti në Shkodër.
Në rrugën hyrëse të qytetit ku banon familja Beqiraj, me dhjetëra miq, familjarë, shokë e fqinj pritën trupin e 23-vjeçarit.
Pak metra përpara banesës ishte ngritur një çadër, në të cilën qëndroi babai dhe të gjithë burrat e djemtë që vinin për ta ngushëlluar.
Heshtja ka zgjatur pak derisa arkivoli mbërriti përpara syve të njerëzve më të afërt, nënës, motrës e gjyshes.
Pasi i janë bërë të gjitha nderimet, mesditën e sotme mijëra qytetarë shkodranë e kanë përcjellë për në banesën e fundit të riun Florenc Beqiraj./syri.net
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...