Varhelyi sot në Shqipëri, vizitë në By Pass-in e Vlorës

09:04 | 14 Korrik 2022
E.H

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi viziton këtë të enjte Shqipërinë.

Së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ata do të shohin investimin në By Pass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja.

Bashkimi Europian ka mbështetur ndërtimin e By Pass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh, transmeton klan news.

Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.

Pas një vizite të shkurtër përgjatë By Pass-it, Komisioneri dhe Kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme